Shënohet "Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë", mediat e Luginës pjesëmarrës në këtë aktivitet (foto&video)
Lokale

Shënohet "Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë", mediat e Luginës pjesëmarrës në këtë aktivitet (foto&video)

22.Feb.2016 10:55
0
Një grup gazetarësh dhe përfaqësues të mediave nga të gjitha trevat shqiptare në rajon ka zhvilluar një takim mes tyre në qytetin e Shkodrës dhe Ulqinit, pjesë e së cili ishte edhe grupi nga Bujanoci e Presheva.

 

 

Ky aktivitet u zhvillua  në kuadër të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” ku u veçua bashkëpunimi i gazetarëve dhe nxitja e vlerave profesionale të njerëzve të mediave.

Grupi nga Lugina e Preshevës paraqiti problemet me të cilat po ballafaqohet gazetaria  në vendin tonë me theks të veçantë mungesa e profesionalizimit, objektivitetit dhe ruajtjes së interesit shoqërorë.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë theksoi se të gjitha organizatat e kësaj fushe të të gjitha hapësirat shqiptare duhet të koordinojnë kalendarin e aktiviteteve të tyre dhe të ndërtojnë në lidhje të veprimit të tyre.

Aktiviteti i gazetarëve filloi në qytetin e Shkodrës me një pritje shumë miqësore nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke shijuar monumentet historike dhe kulturore të këtij qyteti.

Ndërsa dita e dytë e organizimit është zhvilluar në Ulqin gjitha me një mikpritje vëllazërore nga kryetari i këtij qyteti, Fatmir Gjeka i cili kishte përgatitur edhe shoqëritë kulturoro-artistike në ahengun e mbajtur për nderë të gazetarëve.

Grupi e komunës Bujanoc dhe Preshevë është ndarë i kënaqur me pjesëmarrjen në aktivitet e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe me këtë rast do të punohet edhe më shumë për shtrirjen e këtyre aktiviteteve edhe në vendin tonë./Titulli.com/

A po rrezikohet policia multietnike në Luginë?
Vijnë vendimet e para për ndarjen e aksioneve për të punësuarit në media, në mesin e tyre edhe RTB dhe RTP
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration